Një pjesë e portit të Sarandës jepet me qira për vetëm 1 euro

Një pjesë e portit të Sarandës jepet me qira për vetëm 1 euro

Një pjesë e portit të Sarandës do të jepet me qira. Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Në mungesë të Kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Gjermani, këshilli i ministrave vendosi që të japë për një periudhë prej 20 vitesh një ish-bazë ushtarake detare në Portin e Limjonit.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe të përgjithshme prej 5 370 m2, nga të cilat 90 m2 janë sipërfaqe objekt dhe 5 280 m2 janë sipërfaqe funksionale.

Ndërkohë në vendim përcaktohet se qiraja është vetëm 1 euro për kontratën.