Limaj: Presidenti Thaçi nuk është kumbara i koalicionit, por i AKR-së në Qeveri

Limaj: Presidenti Thaçi nuk është kumbara i koalicionit, por i AKR-së në Qeveri

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk është kumbara e koalicionit qeverisës, por sipas tij ai mund të jetë kumbara i AKR-së në qeveri.

“Presidenti nuk është kumbara i koalicionit, por i AKR-së ndoshta në Qeveri”, tha Limaj në T7

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se presidenti i Kosovës nuk duhet kurrsesi të përzihet në kompetencat e Qeverisë së vendit.

Limaj ka thënë se po të ishte kryeministër, asnjëherë nuk do ta lejonte që Hashim Tha të përzihej në punët e qeverisë.

“Unë si kryeministër kurrë s’do të kisha lejuar që Presidenti, dhe askush tjetër, në fushën e Qeverisë të përzihet. Përgjegjësinë për Qeverinë e kemi ne. Dhe ne e dimë kujt i japim përgjegjësi”, ka theksuar kreu i Nismës Socialdemokrate.

Ai ka shtuar se përgjegjësi i japin vetëm parlamentit dhe qytetarëve të vendit, dhe ka kërkuar nga të gjithë që ta kryejnë punën e vetë.

“I japim përgjegjësi Parlamentit dhe qytetarëve”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se pret që secili ta kryejë punën e vet të plotë. “S’ka nevojë”, ka thënë Limaj, që dikush të përzihet në punët e tjetrit.

Limaj ka folur edhe për mundësinë e dërgimit të vendit në zgjedhje të parakohshme, duke thënë se aktualisht qeverinë Haradinaj mund ta rrëzojë kush të dojë. Madje, një gjë të tillë sipas tij mund ta bëjnë edhe partitë që janë në qeverisje.

“Qeveria mund të rrezohet nga 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Do të thotë në këtë kuptim Qeverinë mund ta rrëzojë kush të do. Nga qeveria mund ta dalë secila parti që është në të. Pra, këtë mund ta bëjë Nisma, AKR, AAK, PDK”. ka thënë Limaj./Insajderi.com