Masat e sigurisë janë ngritur në shkallën e parë, policia i kontrollon të gjithë, mbi qytet fluturojnë helikopterët.
Në qytet trafiku po zhvillohet sipas regjimit të posaçëm, kontrollet policore janë shumë të ashpra, ndërsa gjatë gjithë kohës helikopterët fluturojnë mbi qytet.
Sot në Shkup masat e sigurisë janë ngritur në shkallën e parë të gatishmërisë për shkak të mbajtjes së takimit të sotëm në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni dhe pranisë së numrit të madh të presidentëve, kryeministrave dhe zyrtarëve të lartë evropian, transmeton Insajderi.com.
Takimi do të fillojë pasdite në hotelin “Aleksandar Palace”, derisa marrin pjesë presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitanoviq, e cila ka arritur në Shkup dje, ai i Sllovenisë Borut Pahor, i Kosovës Hashim Thaçi, i Shqipërisë Ilir Meta, i Malit të Zi Filip Vujanoviq, kryesuesi i Kryesisë së Bosnjes dhe Hercegovinës Bakir Izetbegoviq, si dhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Procesi Brdo-Brioni për herë të parë është mbajtur në vitin 2013 në iniciativën e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë në Bërdo afër Kranjit në Slloveni. Takimin në Shkup do ta përcjellin 156 përfaqësues të akredituar të medieve, 116 nga Maqedonia dhe 40 nga bota e jashtme./Insajderi.com.