Një veturë godet këmbësoren në qendër të Prishtinës

Një veturë godet këmbësoren në qendër të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku ka pësuar lëndime trupore një grua e cila është goditur nga një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi, zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti.

Ajo ka thënë se e lënduara është dërguar në QKUK, për të marrur tretman mjekësor.

“Rreth orës 15:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një këmbësori. Në këtë aksident ka pësuar lëndime këmbësorja femër e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të Policisë së Kosovës”, ka thënë Florie Ahmeti./Insajderi.com