Që 9 muaj u zhduk 55-vjeçari nga vendlindja e kryeministrit Haradinaj – Policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Që 9 muaj u zhduk 55-vjeçari nga vendlindja e kryeministrit Haradinaj – Policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunim për gjetjen e një personi të zhdukur.

Bëhet fjalë për personin, Aziz Ramiz Dervishaj, i lindur me 20.07.1963 në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, ku edhe ka banuar.

Sipas PK-së, me datë 20 korrikë të vitit 2017 është raportuar rasti “Person i zhdukur”.

“Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e çështjes kërkojmë nga ju nëse mund te na ndihmoni ne arritje te çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi.

Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192″, thuhet në njoftim.