Përleshen mes vete punëtorët e Bechtel-Enkas

Përleshen mes vete punëtorët e Bechtel-Enkas

Një përleshje masive ka ndodhur ndërmjet punëtorëve të Bechetl-Enak-as mëngjesin e së premtës.

Pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre në përleshje janë përfshirë disa punëtorë të autostradës në afërsi të Kaçanikut, raporton Gazeta Express. Punëtorët kanë përdorur edhe mjetet e forta të punës për goditje.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. Gashi tha se gjashtë prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njëri është dërguar për trajtim mjekësor në spital ndërsa një tjetër është liruar

“Janë përfshirë punëtoret e Bechtel-Enkes, 6 janë dërguar në mbajtje, 1 në spital dhe një tjetër është liruar”, tha ai.