Ky do të jetë moti për ditët e ardhshme

Ky do të jetë moti për ditët e ardhshme

Fundjava vazhdon me mot të ngrohtë dhe pjesërisht vranët, mundësi për reshje lokale.

Temperaturat mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 11 deri në 12 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 26 deri në 27 gradë celsius.

29.04 – Mot më i ngrohtë, pjesërisht vranët.

30.04-1.05 – Mot më i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Të hënën pasdite priten reshje lokale shiu dhe bubullima, e të martën paraqiten mundësi për reshje lokale shiu, transmeton KP.

2.05 – Mot më i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Pasdite priten reshje lokale shiu dhe bubullima.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja 5-12m/s.

Shtypja atmosferike, do të luhatet rreth vlerave normale.