KFOR-i angazhohet për gjetjen e dy policëve të zhdukur [VIDEO]

KFOR-i angazhohet për gjetjen e dy policëve të zhdukur [VIDEO]

Pasi dy pjesëtar të Policisë së Kosovës janë zhdukur pasi kanë rënë në lumin Lepenc është angazhuar edhe KFOR që t’i gjej ata.

Që prej momentit kur autoritetet kanë marrë lajmin për aksidentin e tyre, të gjitha njësitë përgjegjëse janë duke kërkuar trupat e të dy policëve.

Ndërsa sot gjatë ditës në vend të ngjarjes kanë qenë ministri i punëve të brendshme, Bejtush Gashi, ushtruesi detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Mbrëmë  dy policët M.D. dhe A.T. janë rrokullisur në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, me veturë zyrtare, prej ku trupat e tyre janë zhdukur.

Aksioni për kërkimin e tyre po vazhdon edhe sot, pasi që mbrëmë kërkimet për t’i gjetur trupat e tyre janë zhvilluar deri vonë. /Insajderi.com

 

Edhe Kfori ne kerkim

Posted by Hani i Elezit on Sunday, 29 April 2018