Kërkimet po vazhdojnë për gjetjen e dy policëve të zhdukur – pamje nga vendi i ngjarjes

Kërkimet po vazhdojnë për gjetjen e dy policëve të zhdukur – pamje nga vendi i ngjarjes

Po vazhdojnë kërkimet për trupat e dy policëve që ranë mbrëmë në lumin Lepenc teksa ishin me veturë zyrtare.

Që nga mbrëmë janë duke u kërkuar nga Policia e Kosovës, zhytësat dhe FSK-ja, por ende pa rezultat.

Ende nuk ka asnjë rezultat në gjetjen e tyre derisa kërkimet po vazhdojnë edhe në pjesën e Maqedonisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë se kanë krijuar kontakte me palën maqedonase për të kërkuar trupat e dy policëve, që u aksidentuan të shtunën mbrëma, me veturë e cila kishte rënë në lumin Lepenc.

Gashi ka thënë se të gjitha institucionet janë angazhuar për gjetjen e dy zyrtarëve policorë, të cilët ishin në detyrë kur ka ndodhur aksidenti.

Për më shumë shikoni videon këtu:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=kerkimet-po-vazhdojne-per-gjetjen-e-dy-policeve-te-zhdukur-pamje-nga-vendi-i-ngjarjes