Gjermania ka mposhtur Sllovakinë bindshëm 3 me 0 për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Europian që po mbahet në Francë.
Kampionia e botës nisi festën herët duke realizuar qysh në minutën e tetë përmes Jerome Boatengut, që shënoi një gol të bukur nga distanca.
Mesut Ozil pati rastin për të dyfishuar epërsinë gjashtë minuta më pas, por gjuajtja e tij nga penaltia u prit nga portieri i Sllovakisë.
Megjithatë, atë që s’e bëri Ozil e bëri Mario Gomez që shënoi në minutën e 43-të pas asistimit të Julian Draxlerit. Mesfushori i Wolfsburg, Draxler, shënoi edhe njëherë për rezultatin 3-0, që ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.
Gjermania në çerekfinale do të presë fituesin e duelit, Itali-Spanjë, i cili zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00. /Insajderi.com
2-0 Mario Gomez Goal – Germany 2-0 Slovakia… by endrit-preniqi