Arrestohet i shumëkërkuari Besim Zeqiri – ‘Kaça’

Arrestohet i shumëkërkuari Besim Zeqiri – ‘Kaça’

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten Besim Zeqirin, i njohur me nofkën “Kaça”. Ai dyshohet për veprën penale të krimit të organizuar.

Ai është arrestuar në Prishtinë pas disa viteve të qëndrimit në arrati. Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin Gani Rexha, avokat i të dyshuarit.

“Po është arrestuar të premten. Gjykata ka vendosur një muaj paraburgim”, ka thënë Rexha për Insajderin, teksa është shprehur se tanimë nuk është më avokat i Zeqirit por se e ka përfaqësuar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës të premtën. /Insajderi.com