Zhdukja e dy policëve, Labinot Tahiri kërkon nga Bechtel Enka t’i ndërpresë punimet

Zhdukja e dy policëve, Labinot Tahiri kërkon nga Bechtel Enka t’i ndërpresë punimet

Deputeti Labinot Tahiri ka vizituar vendin ku po vazhdon kërkimi i dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc, ku ka thënë se për të pasur më shumë mundësi në kërkimin e tyre, do të ishte më mirë të ndërpriten punimet e Bektelenkes, për arsye se uji, sa shkon e bëhet me i turbullt.

Ai në facebook ka shkruar se ishte për t’u solidarizuar me familjarët në gjetjen e dy pjesëtarëve të Policisë, të cilët para dy nete po dyshohet se janë të zhdukur në lumin Lepenci.

“Për të pasur më shumë mundësi në kërkimin e tyre nga ana e Policisë, pjesëtarëve të FKS-së, e ata që po ndihmojnë sot e disa ditë, do të ishte më mirë të ndërpriten punimet e Bektelenkes, për arsye se uji, sa shkon e bëhet me i turbullt. Uroj që të bëhet shpejt gjetja e tyre nga të gjitha ekipet e kërkimit.”

“Respekt të veçantë për FSK-në, Policinë, Kryetarët e Komunave së Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit, për kujdesin e shtuar me qëllim që të zbardhet sa më shpejtë shpresa për gjetjen e dy Policëve. Zoti ju dhashë forcë familjarëve dhe atyre që janë prekur thellsisht nga ky lajm”, ka shkruar ai.