Mashtrimi me barnat e kancerit në Ministrinë e Shëndetësisë

Mashtrimi me barnat e kancerit në Ministrinë e Shëndetësisë

Kompania“Redoni HM”, e cila ishte shpallur fituese e llotit 17 të tenderit për furnizim me citostatikë nga Lista Esenciale,është ankuar në gjykatën e tenderëve kundër Ministrisë së Shëndetësisë (MSh). Kjo kompani pretendon se anulimii dhënies së kontratëspër furnizimin me produktin “ImatinibMesylatetbl 400mg”, i njohur ndryshe si bar për mjekimin e disa llojeve të kancerit, është i padrejtë.

E të premten, plotë 22 ditë pasi kjo kompani ishte ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), është mbajtur seanca për t’i shqyrtuar pretendimet ankimore të ankuesit dhe njëkohësisht për t’i dëgjuar palët dhe argumentet e tyre.

Në fillim të seancës, fjala iu tha përfaqësuesittë “Redon HM”,Fisnik Ymerit, i cili paraqiti para panelit të OShP-së, dyshimet për veprimet e dëmshme të zyrtarëve të MSh-së që kishin bërë që dhënia e kontratës të anulohet.

Ai po ashtu theksoi faktin, se pavarësisht që ky tender kishte qenë me procedurë të përshpejtuar, vet ministria kishtesjellë vonesa të shumta, kjo pasi hapja e ofertave është bërë më 24 gusht 2017, ndërsa vlerësimi ka përfunduar rreth dy muaj më pas, më 3 tetor tëpo të njëjtit vit. Kjo vonesë për t’i vlerësuar vetëm dy oferta pjesëmarrëse në këtë llot, sipas Ymerit bien në kundërshtim me procedurën e përshpejtuar dhe me arsyetimin e MSh-së përmungesën e këtij bari.

“Pas këtyre vonesave për vlerësim të ofertave, mosnënshkrimit të kontratës dhe anulimit të dhënies së kontratës, ne dyshojmë se qëndron kompania konkurrente bashkë me zyrtarë të MSh-së të cilët e kanë vonuar vlerësimin e këtij aktiviteti dhe kanë anuluarnjoftimin për dhënie në kundërshtim me nenin 62 dhe 26 të LPP-së”, tha Ymeri.

Ndryshe vlera që kjo ministri kishte parashikuar për këtëproduktishte 864 mijë euro, e çmimi që “Redoni HM” kishte ofertuar kishte qenë 648 mijë euro apo 24 euro për tabletë. Me këtë ofertë, Ymeri tha se është kursyer buxheti i ministrisë për 216 mijë euro.

Ndërkaq, kompania tjetër që kishte tenderuar për furnizim me këtë produkt medicinal ishte “ExclusiveCorporation” me çmim të ofertuar prej 918 mijë eurosh.

Nga paneli shqyrtues, Ymeri, si përfaqësues i kompanisë ankuese kërkoi që ta obligojë autoritetin kontraktues, përkatësisht ministrinë që ta nënshkruaj kontratënkonform neni 26 të Ligjit për Prokurim Publik. Sipas kësaj dispozite ligjore,kontratat  me  vlera  të  mëdha duhet  që  gjithashtu  të nënshkruhen nga Zyrtari Kryesor Administrativ, si dhe Ministri në këtë rast.

Por, paçka se thuhet nëkëtë dispozitë, ministri i kësaj ministrie, Uran Ismaili nuk e ka dhënë nënshkrimin e tij që kjo kontratë të fillojë të implementohet, e që sipas Ymerit i njëjti ka rënë në lajthitje nga persona të caktuar për mos ta bërë një gjë të tillë.

Për ta mbrojtur vendimin e MSh-së, në seancën e së premtes prezent ishte zyrtari i prokurimi të kësaj ministrie, Berat Marmullaku.

Ai tha se qëllimi i procedurave tëaktivitetit të prokurimit është sigurimi i mënyrës më efikase, transparente dhe më të drejtë tëshfrytëzimit të fondeve publike, gjë që sipas tij nënshkrimi i saj nënkupton lidhje të një kontrate të dëmshme për ministrinë. Ai tha se vet ministri Ismaili ka kërkuar që tëverifikohet çmimi real i këtij produkti.

“Ministri i shëndetësisë ka kërkuar verifikim nga Inspektorati Farmaceutik Shëndetësor, i cili është kompetent në kuadër të MSh-së dhe ështëprofesional në këtë lëmi, që të raportojë lidhur me çmimin e ofruar nga operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë”, tha Marmullaku.

I njëjti po ashtu tha se, pas verifikimit të çmimeve,ai i kompanisë fituese del të jetë shumëfish më i lartë se kostoja reale, ku çmimi për tabletë i “Redoni HM” është 24 euro, ndërsa ai i tregut farmaceutik vetëm 5 euro.

“Si divizion i prokurimit, nuk e kemi ditur këtë informatë,pasi më herët ky bar ka qenëi patentuar dhe është blerë me një çmim edhe më të lartë dhe në bazë të asaj edhe vlera parashikuar është bërë gabimisht”, thaMarmullaku, duke arsyetuar kështu çmimin e lartë që vet ministria e kishte planifikuar fillimisht.

Ky zyrtar i ministrisë kërkoi nga paneli shqyrtues i OShP-së, që ankesa e kompanisë ankuese të refuzohet dhe ta lërë në fuqi vendimin e ministrisë për anulimin të dhënies së kontratës.

Por, për t’i shqyrtuar pretendimet ankimore të “Redoni HM”, vet OShP kishte caktuar ekspertin Basri Fazliu, i cili po ashtu morri pjesë në seancë për ta mbrojtur mendimin e tij profesional, të dhënë në raportin e ekspertizës.

Fazliu në ekspertizë i kishte rekomanduar panelit shqyrtues që ankesa e “Redoni HM” të aprovohet si e bazuar dhe të anulohet vendimi i ministrisë për anulim të dhënies së kontratës.

“Në asnjë formë nuk parashihet anulimi i aktivitetit tëprokurimit pas njoftimit për dhënie të kontratës dhe nënshkrimit të draft kontratës, me arsyetimin e dhënë nga MSh se çmimet nuk janë në harmoni me çmimet e tregut”, tha eksperti këtë të premte.

Sipas tij, vet ligji nuk ka paraparë një mundësi të tillë, pasi verifikimi i çmimeve nuk përfshihet në fazën e nënshkrimit të kontratës, si fazë e fundit e përzgjedhjes së fituesit të tenderit. E ky tender sipas Fazliut duhet të kthehet edhe njëherë në rivlerësim.

Ankesa ekompanisë “Redoni HM” kishte atakuar pikërisht njoftimin për anulimin e dhëniessë kontratës, të datës20 mars të këtij viti, në të cilin thuhet se për shkak të disa devijimeve nuk mund të nënshkruhet kontrata.

“Anulimi i njoftimit për dhënie te kontratës bëhet për shkak se në fazën e nënshkrimit janë kërkuar informata shtesë mbi çmimet e tregut nga menaxhmenti i lartë i MSh-së. Në bazë tëtë dhënave të ofruara nga komisioni për verifikim të çmimeve si dhe kontrollimi i procedurës së prokurimit është konstatuar se ky aktivitet ka devijime nga LPP”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Vendimi për këtë aktivitet të prokurimit pritet të merret në ditët në vazhdim nga paneli shqyrtues i OShP-së.

E një hap drejtë rregullimit të përcaktimit të çmimeve të barnave nga ana e shtetit e ka bërë po kjo ministri, përmes një draft udhëzimi administrativ. Ky udhëzim ka për qëllim ta bëjë rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale nga Lista Esenciale.

Ditë me parë, lidhur me këtëdokument, Demokraci Plus (D+) ka organizuar një tryezë diskutimi, ku i ftuar ka qenë ministri Ismaili, përfaqësues të kompanive të ndryshme farmaceutike, përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrtarë tjerë të institucioneve publike.