Ministri i FSK-së tregon për hapat e parë të formimit të Ushtrisë dhe mënyrën si do të bindet Lista Serbe

Ministri i FSK-së tregon për hapat e parë të formimit të Ushtrisë dhe mënyrën si do të bindet Lista Serbe

Draftligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me të cilin po mendohet t’i ndihmohet procesit të themelimit të ushtrisë së Kosovës, pritet që gjatë kësaj jave të dërgohet në Qeveri, ndonëse ishte paraparë që i njëjti të dërgohet gjatë ditës së sotme.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderi, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha.

Vonesën e dërgimit të draftligjit në qeveri , Berisha e arsyetoi me faktin Ministria e Financave ende nuk e ka harmonizuar me kornizën afatmesme të shpenzimeve për periudhën 2019-2021 të Qeverisë së Kosovës.

”Projektligji është në kuadër të stradegjisë dhe legjislaturës, dhe nuk është vetëm ky i FSK-së. Por të gjitha projektligjet për ndryshime Kushtetuese. Ne kemi afat deri më 30 prill që ne t’i dorëzojmë në qeveri. Sot ose gjatë kësaj jave, do të jepet edhe deklarata e Ministrisë së Financave për mështetjen e këtyre ligjore. Si te kemi deklaratën e tyre, atëherë do të dorëzohet në qeveri” ka thënë Rrustem Berisha.

Për ministrin Berisha, pritjet janë që brenda këtij viti të përfundojë e gjithë procedura ligjore që do t’ia hapte rrugën transformimit të FSK-së në Ushtri.

“Unë shpresoj që gjatë këtij viti të përfundojë e gjithë procedura ligjore sa i përket transformimin e FSK-s. Pas vendimit politik, atëherë fillon faza e rekrutimit e armatimit dhe bëhet mission i ri dhe e gjitha fillon shndrrimin e përgatitjeve në aspektin ushatarak”, ka thënë Berisha për Insajderi.

Mirëpo, problemi kryesor që do të mund të pengonte shndrrimin e FSK-së në Ushtri, është Lista Serbe, për shkak se pa votat e deputetëve të kësaj partie, nuk mund të ketë ndryshime Kushtetuese. Kjo pasi që sipas pakos së Ahtisarit, shndryshimet Kushtetuese mund të bëhen me shumicën e votave të komunitetit pakicë.

Përkundër kësaj, Berisha po shprehet optimistë që Lista Serbe do të ndryshojë mendim për këtë gjë.

Tha se formimi i Ushtrisë së Kosovës, është në interes edhe të komunitetit serb, për shkak se do të punësoheshin mbi 200 familje nga ky komunitet.

“Ne tani jemi duke i përbërë përpjekjet tona që edhe Lista Serbe të jetë pjesë e tranformimiit. Transformimi i FIK-së do t’I prekë edhe komunitetin serb, pasi që do të punësohen minimum 200 pjestarë të rinj dhe kjo nuk është pak. Kjo tregon që edhe serbët e Kosovës do të përfitojnë nga ky transformim. Edhe faktori ndërkombëtar është duke dhënë kontributin e tyre për shndrrimin e Listës Serbe dhe po I presim rezultatet”, ka thënë ministri i FSK-së

Edhe pse është herët të flitet për variantet tjera që do të mund të formohej Ushtria e Kosovës, Berisha u shpreh se nëse jo përmes ndryshimeve Kushtetuese, një ditë do të provohen edhe mënyra tjera që më në fund Kosova ta ketë Ushtrinë e saj.

“Sigurisht që kjo është fazë e hershme të flitet për mënyrat tjera. Por, formimi i Ushtrisë nuk e ka vetëm një variantë ka variante tjera”, ka thënë për Insajderi, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha./Insajderi.com