Sulmi në Turqi – SHBA kishte përditësuar dje alarmin për qytetarët amerikanë

Sulmi në Turqi – SHBA kishte përditësuar dje alarmin për qytetarët amerikanë

Tre shpërthime kanë ndodhur në aeroportin e Stambollit këtë mbrëmje. Sipas burimeve zyrtare, ato janë shkaktuar nga dy kamikazë që janë hedhur në erë, pasi kanë qëlluar me kallashnikovë mbi turmën: të paktën 10 të vdekur dhe 20 të plagosur, sipas njoftimeve të para. Këto janë filmime të momenteve të para pas sulmit terrorist.

Autoritetet turke të telekomunikacionit kanë vendosur një ndalim të transmetimit të pamjeve të skenës së sulmit terrorist që u krye sot në mbrëmje në Aeroportin Ataturk. Kjo lloj censure ndodh në Turqi në rastet e sulmeve terroriste.

Në dhjetor, një shpërthim në pistën e aeroportit tjetër të Stambollit – Sabiha Gokcen – kishte shkaktuar vdekjen e një personi.

Turqia është goditur nga shumë atentate kohët e fundit, të gjithë të lidhur me separatistët kurdë, apo shtetin islamik.

Një paralajmërim udhëtimi i lëshuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA për Turqinë, i cili u publikua fillimisiht në mars dhe u përditësua dje, ftonte qytetarët amerikanë që të “të ushtrojnë vigjilencë të shtuar gjatë vizitave në hapësirat publike, sidomos ato të frekuentuara nga turistë”./bota.al