Thaçi për gjetjen e dy policëve: Të ruajmë kujtimin për ta

Thaçi për gjetjen e dy policëve: Të ruajmë kujtimin për ta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për familjet e dy policive të cilët u zhdukun në lumin Lepenc në natën e 28 prillit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se institucionet dhe Policia e Kosovës ta ruaj gjithmonë kujtimin për dy policët.

“Fatkeqësia e dy policëve të rënë në lumin “Lepenc” i ka prekur gjithë qytetarët e vendit. Pas gjetjes së trupit të pajetë të policit Armend Trena, familjes Trena, miqve dhe kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të thella. Institucionet dhe Policia e Kosovës do ta ruajnë gjithmonë kujtimin për Malsorin dhe Armendin”, ka shkruar Thaçi.

Trupi i njërit prej policëve të zhdukur. Armend Trenës është gjetur sot rreth orës 15:40 ndërsa trupi i Malsor Dashit është gjetur para disa dite. /Insajderi.com