Protesta gjithëpopullore e një portali kundër shtatores së Car Lazarit

Protesta gjithëpopullore e një portali kundër shtatores së Car Lazarit

Lajmet e shumta me plot reagime të lexuesve mbi vendosjen e shtatores së Car Lazarit në Mitrovicës së Veriut, duket sikur kanë ndikuar në një portal që të shkojë përtej informimit për këtë cështje.

Portali “01online.info” për të cilin nuk ka shumë informacione ka vendosur që të organizojë një protestë kundër ngritjes së kësaj shtatore të princit serb I njohur për luftimet kundër Perandorisë Osmane në atë që njihet si Beteja e Kosovës.

shtatorja

“Të protestojme, të kundërshtojmë bustin e Kriminelit “Car Llazari” të vendosur në Kosovë (Mitrovicë)”.

Kaq thuhet në përshkrimin e ngjarjes së krijuar në Facebook, me titullin “Protestë gjithëpopullore kundër bustit të kriminelit Car Llazar dhe lagjës “serbe”, në të cilën kanë konfirmuar pjesëmarrjen afro 2 mijë veta.

protesta

 

“Protesta do të jetë paqësore dhe deri në këtë moment kemi marr qindra mesazhe të cilët përgëzojnë këtë inicitivë. Shihemi në Mitrovicën e Isa Boletinit”, thuhet në thirrjen e tyre në “Facebook”.

Shtatorja e Car Lazarit është zbuluar në ditën e Vidovdanit në Mitrovicën e veriut ka ngjallur reagime të ndryshme: liderët serbe  kanë cilësuar si vendosje të autoritetit serb në Kosovë, ndërsa liderët kosovarë si Ramush Haradinaj kanë kërkuar që përkrah heronjëve ser btë Betejës së Kosovës të ndërtohet edhe lapidarë për heronjët shqiptar.

Për një deputet tjetër, Gëzim Kelmendi në Betejën e Kosovës shqiptarët kanë luftuar si skllav kundër Perandorisë Osmane./Insajderi.com