
Policia e Kosovës ka liruar aktorin Mensur Safqiu pasi ky i fundit është arrestuar mëngjesin e sotëm. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për Insajderin.
Ajo ka thënë se ndaj të dyshuarit është hapur rasti për mospërfillje të urdhrave nga zyrtarët policor. Po ashtu ajo ka konfirmuar se me urdhër të prokurorit, Safqiu është liruar.
“Personi i dyshuar M.F as intervisitimit të policisë me urdhër të prokurorit të rastit është liruar. Ndaj tij është hapur rasti për mospërfillje e urdhrave nga zyrtarët policor, po ashtu ndaj tij është shqiptuar një gjobë për mos respektim të rregullave të trafikut”, ka deklaruar Ahmeti./Insajderi.com