
Kryeredaktori i Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazi ka folur për Partinë Social Demokrate, tashmë të krijuar nga deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai në Pressing ka thënë se deputetët e larguar nga kjo parti janë kapur për emrin e Partisë Social Demokrate (PSD), kjo, për shkak të sondazheve.
“Deputetët e dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje janë marrë gjatë me çështjen e profilizimit të joshjes së elektoratit përmes emrit (Partia Social Demokrate), dhe sondazhet e dala për emrin e PDS-së, janë shumë të pranueshme për qytetarët dhe pikërisht kjo është pika në të cilën janë kap këta deputet, duke u thirr në sondazhe, opinione publike që këta i kanë bërë për këtë emër”, ka thënë Kajtazi.
Kajtazi ka thënë se për këta ka qenë e pakapërcyeshme Partia Social Demokrate, patentën e së cilës e ka pas “Kaqusha Jashari”.
“Pra, për deputetet e PSD-së ka qenë e pakapërcyeshme Partia Social Demokrate, patentën e së cilës e ka pas “Kaqusha Jashari”, dhe interpretimi i tyre është se këta nuk kanë aderuar në këtë parti, por e kanë marrë emrin kinse po e formojnë një parti me atë emër, por e vërteta është se këta kanë aderu”, ka theksuar ai.
Kajtazi ka thënë se në Partinë e Social Demokrate kanë aderuar disa prej deputetëve më të votuar në Kuvendin e Kosovës, kanë shkuar në partinë e “Kaqusha Jasharit”, të cilët deri më tani kanë qenë me Partinë Demokratike të Kosovës.
“Pra, në Partinë e Social Demokrate kanë aderuar disa prej deputetëve më të votuar në Kuvendin e Kosovës, kanë shkuar në partinë e “Kaqusha Jasharit”, të cilët deri më tani kanë qenë me Partinë Demokratike të Kosovës, dhe për mu kjo është një nismë e dështuar qysh në start”, ka thënë Kajtazi.
Kjo është arsye për Kajtazin që qytetarët nuk do ta kenë të lehtë ta pranojnë këtë parti.
“Dhe për këtë njerëzit nuk është se do ta pranojnë shumë lehtë këtë parti të re, nuk do ta pranojnë lehtë shfajësimin e tyre prej mëkateve të Vetëvendosjes dhe këta e kanë vështirë të na bindin se janë engjëjt e VV-së, të cilët nuk kanë mundur të funksionojnë me djaj por janë larguar dhe kanë dalë në PSD”, është shprehur ai.
Sipas tij, PSD është e dështuar që në start.
“Është një nisje thuajse e dështuar që në start. Njerëzit nuk do ta pranojnë aq lehtë PSD-në”, ka vlerësuar Kajtazi.