Dy kushtet e presidentit të Serbisë për dialogun me Kosovën

Dy kushtet e presidentit të Serbisë për dialogun me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëriti se vendi i tij është i gatshëm për dialog, porse parakusht për këtë është që të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe të formohet asociacioni, si dhe të jetë e qartë se edhe Kosova gjithashtu pranon kompromisin.

Ai këto komente i bëri sonte gjatë takimit me shefen e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini në Sofje.

“Për të ardhur deri te dialogu, ju mund të krijoni atë kur të doni, por së pari që të përfundojë procesi i filluar dhe të formohet asociacioni, dhe kushti i dytë është që pala e dytë të jetë gati për biseda kompromisi. Nëse vijmë në biseda dhe na mbajnë predikime për territore, dhe iu intereson vetëm territori i tyre… këto janë gjëra që kemi ngritur në mënyrë të qartë “, porositi Vuçiq.