“Serbia synonte që masakrën e Dubravës t’ia veshte NATO-s”

“Serbia synonte që masakrën e Dubravës t’ia veshte NATO-s”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përkujtuar masakrën e Burgut të Dubravës, duke thënë se aty shqiptarët përjetuan vrasjet më mizore nga forcat serbe.

“Në përvjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës i kujtojmë të gjithë të burgosurit shqiptarë që përjetuan jo vetëm persekutime sistematike, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se Serbia u mundua që këtë masakër t’ia veshë forcave të NATO-s.

“Duke pasur informacione se ky burg do të sulmohej prej forcave veri-atlantike, autoritetet serbe ato ditë kishin ekstraduar shumë të burgosur shqiptarë në këtë burg, për t’i vrarë dhe për t’ua veshur fajin forcave të NATO-s”, ka shtuar Thaçi.

“Masakra e Dubravës është një prej tragjedive më të mëdha, autorët e së cilës ende nuk dolën para drejtësisë”, ka përfunduar ai./Insajderi.com