Sot Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate zgjodhi kryesinë e re dhe dy nënkryetarë.
Ndërkaq, në pozitën e nënkryetarëve, përveç Aida Dërgutit dhe Visar Ymerit, janë zgjedhur edhe Dukagjin Gorani dhe Qëndron Kastrati
“Struktura e re e socialdemokratëve, që kombinon dijen teorike, përvojën politike, ekspertizën dhe përvojën qeverisëse, do t’i japë fuqi socialdemokracisë në Kosovë duke e shndërruar Partinë Socialdemokrate në faktor të rëndësishëm politik në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e PSD-së.
Po ashtu, PSD ka zgjedhur në mbledhjen e sotme edhe anëtarët e Kryesisë së partisë.