
Deklarata e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Xhavitit Halitit, se e ka mbrojtur dhe shpëtuar Bujar Bokoshin në kohën e luftës, ka ngjallur reagimin e bashkëluftëtarit të Halitit, Gani Gecajt.
Ai ka thënë se pikërisht kjo deklaratë e Halitit dëshmon se në mesin e këtij grupi ka pasur persona që kanë vra njerëz, dhe ka pasur persona që kanë shpëtuar njerëz.
Geci madje ka thënë se lista e personave qe sipas tij grupi i Xhavit Haliti ka dashur t’i vras është shumë e gjatë dhe nuk kanë mujt me i shpëtu të gjithë, por se dikush ka dhanë pare për mos me vra, dhe kështu kanë shpëtuar.
Geci ka shtuar se përveç Halitit, edhe Azem Syla dhe Fatmir Limaj kanë shpëtuar njerëz pa u vra.
Më poshtë e keni të plotë reagimin e Gecit pa ndërhyrje.
Deklarata e Xhavitit Halitit se e ka shpëtua Bujar Bokoshin mos me e vra, është një e vërtetë që dëshmon se në mesin e njerëzve të tyre ka patur vrasës dhe se ata kanë mundur dikend me vra e dikend me shpëtu.
Lista me emra të atyre që këta kanë pas në plan me i vra, ka qenë e gjatë dhe nuk kanë mujt me shpëtu të gjithë, por dikush ka dhanë parë mos me u vra e me shpëtu.
Unë e përgëzoj Xhavit Halitin që po e thotë të vërtetën, edhe pse gati 20 vjet me vonesë.
Sipas kësaj del se nuk ka mujt askush me ruajt as Ahmet Krasniqin e as mua sepse sipas Komunikatës nr 59 të Shtabit të Përgjithshëm, një pjesë e pareve të mbledhura për luftë, ma vonë iu dhanë vrasësve me pages për me i vra kundërshtarët politikë. Me këto pare mi kanë vra edhe dy shokët e mi, Besim Dajakun e Bekim Kastratin dhe mua më kanë plagosë.
Ai shtabi i Xhavitit e i Hashimit asnjëherë nuk u distancuan nga Komunikata nr.59 e shtabit të UDB-së brenda UÇK-së dhe asnjëherë nuk kërkuan falje për dëmet që komunikata Nr. 59 i shkaktoi familjes tonë ku si pasojë pati dy të vrarë e një të plagosur
Ma në fund u kuptua se ata që munden me të shpëtu, munden edhe më të vra!
Xhaviti e paska shpëtu Bujarin Bukoshin
Azem Syla e ka shpëtua Fahredin Gashin
Fatmir Limaj e ka shpetu një person, emrin ia kam lexu në një letër në media.
Pra, këta edhe kanë pasë mundësi me të vra edhe me të shpëtu!.