
Qendra e Skijimit “Borea” në Pejë, e cila konsiderohet mundësi e madhe për zhvillim në rast se do të ndërtohet do të shtrihet në pjesën ku dikur ka qenë kazerma e ushtrisë jugosllave.
Emisioni “Koha për Ndërtim” ka sjellë detaje rreth këtij projekti, për të cilin punimet është dashur të nisin kohë më parë, një gjë e tillë ende nuk po ndodhë.
Projekti i “Boreas” përfshinë një hotel me kapacitet mbi 150 dhoma dhe një kompleks tjetër me apartamente. Ana tjetër do të jetë një qendër ku njerëzit do të mund të ushqehen dhe të marrin pajisje skijimi. Prej aty, teleferiku do t’i dërgojë gjerë në vendin që quhet “Livadhi i Adilit” apo më pas Borea, ku do të jetë një restaurant. Prej asaj pike sipas projektit, fillojnë pistat e skijimit, gjerë në maje të malit.
Në fazën e parë të projektit përfshihet teleferiku me numër1 dhe 5, punimet tokësore, furnizimi elektrik, shkelësit e borës, punimet në pistën 1 dhe pajisjet e shtigjeve të sigurisë 1, arritjen e kapaciteteve për borë artificiale, gjithë pjesën bazë ku do të jetë hoteli, arrakat e pagesave, toaletet dhe mjetet tjera përcjellëse.
Ndërsa, faza e dytë përfshinë teleferikët tjerë, punimet në pista dhe pajisje tjera/Ndërtimi.info/
Dokumentari "BOREA pa skija mbi borë"
Dokumentari "BOREA pa skija mbi borë"
Posted by Koha për Ndërtim on Friday, 25 May 2018