Rexhep Hoti emërohet në pozitën të cilën ia “shpiku” Enver Hoxhaj

Rexhep Hoti emërohet në pozitën të cilën ia “shpiku” Enver Hoxhaj

Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti është emëruar sot në pozitën e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, pozitë të cilën zëvendëskryeministri Rexhep Hoti e “shpiku” për të rreth dy javë më parë.

Hoti u zgjodh në këtë pozitë pas propozimit të Zyrës së Zëvëndëskryeministrit Enver Hoxhaj dhe pas votimit të kabinetit qeveritar.

Insajderi ka siguruar propozimin e përpiluar nga Zyra e Zëvendëskryeministrit Hoxhaj në të cilin e rekomandoi Hotin për pozitën e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport, raporton Insajderi.


Propozimi i Enver Hoxhajt për emërimin e Rexhep Hotit Koordinator

Në këtë propozim, zv/kryeministri Hoxhaj kërkoi që në mbledhjen e mbajtur sot të Qeverisë së Kosovës të shqyrtohej propozimi i zv/ministrit Hoti për pozitën e koordinatorit.

Hoti u emërua zëvendësministër i pestë në Ministrinë e Kulturës në muajin shkurt të këtij viti. Madje për shkak të numrit të madh të zëvendësministrave, asokohe Ministria e Kulturës nuk posedonte asnjë zyrë për ta sistemuar nënkryetarin e PDK-së. Ai u detyrua ta ndante zyrën me ndonjërin nga kolegët e tij.

Pozita në të cilën është propozuar Hoti, me pagë të njëjtë sikurse të ministrave

Funksioni i Koordinatorit Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport parasheh avantazhe për kryesin e funksionit; sidomos nëse krahasohen avantazhet e një koordinatori nacional me ato të zëvendësministrit.

Nëse kabineti qeveritar në mbledhjen e ardhshme vendos për emërimin e Rexhep Hotit në krye të rolit si Koordinator Nacional, atëherë nënkryetari i PDK-së do të përfitojë rritje page. Ai do të marrë pagë të njëjtë me ministrat e qeverisë.

“Paga e Koordinatorit do të jetë e barasvlershme me pagën e ministrit”, thuhet në pikën 6 të propozim-vendimit.

Po ashtu, në vendimin i cili pritet të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, në pikën 5 të tij, theksohet se Koordinatori Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport mund të emërojë deri në tre këshilltarë personal.

Gjithashtu, në një pikë tjetër të vendimit (pika 4.) bëhet e ditur se “Mandati i Koordinatorit do të ketë kohëzgjatje katër vjeçare. /Insajderi.com