Bahtiri dënon ashpër thyerjen dhe zjarrvënien në Qendrën e Mjekësisë Familjare në veri të Mitrovicës

Bahtiri dënon ashpër thyerjen dhe zjarrvënien në Qendrën e Mjekësisë Familjare në veri të Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas sulmit në ambulanten e fshatit Suhodoll të veriut të Mitrovicës, e cila frekuentohet kryesisht nga banorët serbë të kësaj pjese.

Bahtiri ka thënë se asnjë qytetar në këtë pjesë të mos ndihet i pasigurt dhe i shqetësuar për asgjë. Ai ka shtuar se do të jetë i pranishëm deri sa të ketë qetësi absolute.

“Do të jem shumë këmbëngulës që asnjë qytetar në këtë pjesë të mos ndihet i pasigurt dhe i shqetësuar për asgjë. Nëse është nevoja 24 orë do të jem vet i pranishëm këtu, deri sa të ketë qetësi absolute. I ftoj të gjithë qytetarët pa dallim etnie, që të kontribuojnë në drejtim të bashkëpunimit, mirëqenies dhe fqinjësisë së mirë, sepse kjo na nevojitet shumë tash dhe në të ardhmen”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka dënuar çdo veprim të dhunshëm nga kushdo qoftë, ndërsa bëri thirrje për qetësi, dhe jo për ashpërsim të situatës.

“I garantoj qytetarët e Suhodollit të nacionalitetit serb se kryetari Bahtiri do të jetë 24 në dispozicion të tyre me të gjitha organet e nevojshme… Nuk kemi nevojë të ashpërsojmë situatën, por ta normalizojmë dhe apeloj edhe tek Rakiqi që të dal edhe ai me një ofertë konkrete për qytetarët sepse është në të mirë të të gjithë qytetarëve sepse kjo është Republika e Kosovës”, ka thënë Bahtiri.

Ndryshe, në ambulanten e Suhodollit që dyshohet të jetë sulmuar me gurë gjatë natës së mbrëmshme, janë dëmtuar një pjesë e dritareve, ndërsa nuk ka të lënduar. /Insajderi.com