Universiteti i Prishtinës ndau mirënjohje për katër kandidatët pjesëmarrës në Albanian ICT Awards, si shenjë vlerësimi për kontributin dhe arritjet e tyre të dalluara në fushën e teknologjisë së informacionit dhe promovimin e Universitetit të Prishtinës.
“Rektori Marjan Demaj, shpërndau mirënjohje për Prof. Dr. Blerim Rexha fitues i çmimit ICT Akademiku i Vitit 2015, Arta Shehu Zaimi finaliste në Kategorinë ICT Femra e Vitit, Arlinda Sheholli finaliste në kategorinë ICT Diploma e Vitit dhe Ilir Murturi finalist i kategorisë ICT Diploma e Vitit“, thuhet në njoftimin e rektoratit.
Rektori i UP-së duke falënderuar profesorët dhe studentët për këtë përfaqësim u shpreh i gatshëm për të mbështetur dhe shpërblyer të gjithë akademikët dhe studentët të cilët përfaqësojnë dhe promovojnë Universitetin e Prishtinës. /Insajderi.com