Thellohen marrëdhëniet mes Erdoganit dhe Vuçiqit

Thellohen marrëdhëniet mes Erdoganit dhe Vuçiqit

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar me telefon e kryetarin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, përcjellin medie serbe kumtesën nga Presidenca e Serbisë.

“Në bisedën e gjatë miqësore, kryetarët Vuçiq dhe Erdogan kanë shqyrtuar marrëdhëniet ekonomike e politike të Serbisë e Turqisë dhe ata janë pajtuar se ato po zhvillohen suksesshëm por edhe përpjekjet e përbashkëta se mund të arrihen rezultate edhe më të mira”, shkruan kumtesa, transmeton Koha.net.

Erdogani i ka dërguar ftesë Vuçiqit që më 12 qershor 2018 të marrë pjesë në manifestimin e madh –hapjen solemne të gazsjellësit TANAP që do të mbahet në qytetin Eskishehër.

Vuçiq e ka pranuar ftesën e Erdoganit dhe sërish do që qëndrojë në vizitë njëditëshe në Turqi.