Hajdutët vjedhin arkën me para në xhami

Hajdutët vjedhin arkën me para në xhami

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportur dje në mesditë në rr. “Lekë Dukagjini” në Pejë.

Ankuesi mashkull shqiptar ka njoftuar se persona të dyshuar e të panjohur me forcë kanë hapur derën e xhamisë me ç’rast kanë thyer arkën metalike ku sipas ankuesit kishte pasur para të gatshme në vlerë 70 euro.

Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore.