Nënkryetari i FFK’së, Agim Ademi ka thënë se Fadil Vokrri ditëve të fundit ka pasur probleme me shëndetin.
Ai ka thënë se Vokrri ditëve të fundit ka pasur shtrëngime në gjoks.
Nënkyetari i FFK’së, gjithashtu ka thënë se vdekja e Fadil Vokrrit ka ndodhë nga një sulm në zemër në një nga palestrat e fitnesit në Prishtinë.
“Është lajm i hidhur për të gjithë opinionin shqiptar, por edhe europian. Jemi të pikëlluar në këto momente”, ka thënë Ademi, raporton Express.
Varrimi i Fadil Vokrrit bëhet nesër në orën 17:00, në Prishtinë.
Ylli i futbollit kosovar Fadil Vokrri ka vdekur pas një sulmi në zemër.