“Menduam se i kishte rënë të fikët nga lodhja” – dëshmitari tregon momentet e fundit të Vokrrit

“Menduam se i kishte rënë të fikët nga lodhja” – dëshmitari tregon momentet e fundit të Vokrrit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe njëkohësisht futbollisti më i mirë kosovar i të gjitha kohëve, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë sot në mëngjes teksa po bënte palestër.

Valon Murati kishte qenë prezent momentin kur Vokrri nuk ishte ndier mirë. Fillimisht ai ka treguar se ishte menduar për humbje të ndjenjave për shkak të lodhjes në fitnes.

Por Murati ka treguar se më vonë është kuptuar se Vokrri ka pësuar sulm.

“Momentet e para nuk është ditë se çka ka është menduar që i ka ra të fiktë nga lodhja apo sheqeri por më vonë është menduar mos ka pësuar ndonjë sulm. Aty ka qenë një zyrtar i EULEX-it që i ka dhënë ndihmën e parë t’i bëjë masazh tek zemra”.

“Ndihma e shpejt erdhi dhe pastaj kanë bërë përpjekje ta mbajnë gjallë për një kohë të gjatë. Pas 10 minutave diku e kanë larguar nga aty”, ka thënë Murati për Klan Kosovën.