Mustafa: Ende nuk dihet data e zgjedhjes së presidentit

Mustafa: Ende nuk dihet data e zgjedhjes së presidentit

Fillimi i marsit do të gjejë Kosovën me presidentin e saj të ri, edhe pse ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të mbahet seanca parlamentare ku do të bëhet zgjedhja e presidentit.

Kështu ka thënë Kryeministri Isa Mustafa, sipas të cilit zgjedhja e presidentit do të bëhet në afatin e paraparë me ligj.

Siç njofton Klan Kosova, Musafa ka mohuar se ka ushtruar ndikim në deputetët e partisë së tij, Lidhjes Demokratike të Kosovës, që të votojnë Hashim Thaçin për president.

Kosova pritet të ketë presidentin e saj të pestë brenda pak kohësh.  Deri më tani, kandidati më serioz për të fituar garën është lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.  Partia që ai drejton, ka një marrëveshje qeverisëse me LDK-në, që i garanton atij përkrahjen e LDK-së në këtë proces.

Këto komente Mustafa i ka bërë sot pas takimit me përfaqësues të Këshillit Qëndror të Veprimit Rinor Lokal./Insajderi.com