Arrestohet grupi i hajnave në Klinë (Foto)

Arrestohet grupi i hajnave në Klinë (Foto)

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një grup prej katër personave të dyshuar se kanë kryer vjedhje .

Pas intervistimit, të njëjtit kanë pranuar se në bashkëveprim kanë kryer këto vjedhje.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar pesë televizion të llojeve te ndryshme, një pompë uji, një motosharrë dhe dy fshesa elektrike.

Sipas policisë, vjedhjet e tilla kryesisht janë në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Klinës me rrethinë.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar policinë pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë sonë, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhet të krijojmë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në komunën e Klinës dhe rajon në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com