Finalet që përlotën dy ikonat e futbollit botëror

Finalet që përlotën dy ikonat e futbollit botëror

Finalet duken të jenë të mallkuara për dy prej futbollistëve dhe rivalëve më të mëdhenj të futbollit botëror. Vetëm dy javë më parë, në finalen që Argjentina humbi ndaj Kilit në Kupën e Amerikës, kapiteni i argjentinasve nuk i mbajti dot lotët pas disfatës.

Në anën tjetër, fati i njëjtë e ka ndjekur edhe ‘rivalin’ e tij portugez, Cristiano Ronaldo, i cili u përlot pasi pësoi një lëndim në minutën e 9-të të sfidës finale të Kampionatit Evropian ndaj Francës, në Stade de France, raporton Insajderi.

Nga dëshira e madhe për të vazhduar takimin, ylli i Real Madridit qëndroi me forcë edhe pesë minuta të tjerë në fushë derisa e la fushën i detyruar, për tu zëvendësuar me Quaresman.

Për Ronaldon kjo ishte hera e dytë që shkonte në një finale të kompeticioneve ndërkombëtare me përfaqësuesen e tij, pas disfatës në vitin 2004 ndaj Greqisë. Finalja shihej si mundësi e artë për të që të arrinte të fitonte trofe me Portugalinë.

Jun 26, 2016; East Rutherford, NJ, USA; Argentina midfielder Lionel Messi (10) reacts during a shoot out against Chile in the championship match of the 2016 Copa America Centenario soccer tournament at MetLife Stadium. Mandatory Credit: Adam Hunger-USA TODAY Sports

Ndërkohë, Lionel Messi menjëherë pas ndeshjes ndaj Kilit komunikoi dorëheqjen nga përfaqësuesja argjentinase, pas dështimit në katër finale radhazi. Përfaqësuesja kiliane arriti ta mposhtë Argjentinën dy herë brenda një viti – duke qenë se Kupa e Amerikës ka pasur edicionin e veçantë të saj , atë të 100-tin, këtë vit – në finale të ‘Copa America’.

Messi dhe Ronaldo janë dy futbollistët më të mëdhenj të shekullit 21, dhe këtë e thonë edhe statistikat dhe numrat që këta dy futbollistë kanë arritur.

Jo vetëm golat, asistimet, gëzimet apo sukseset do të mbahen mend nga dy ikona, por edhe lotët e derdhur në fushë, tregojnë shumë për shpirtin fitues që karakterizojnë portugezin dhe argjentinasin. /Inajderi.com

semija