Portugalia është kampioni i ri i Evropës. Skuadra e Fernando Santos, në mungesë të Cristiano Ronaldos ka arritur të shpallet kampion i Evropës, pasi në finale e mposhti nikoqirin Francën me rezultat minimal prej 1-0.
Në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Stade de France golin e fitores për portugezët e shënoi Eder.
Portugalia nuk e filloi mirë takimin, pasi qysh në minutën e 25 mbeti pa lojtarin kryesor të skuadrës, Cristiano Ronaldos, i cili u lëndua nga një ndërhyrje e Dimitri Payet. Në vend të tij hyri Quaresma.
Në këtë takim asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë rrugën e golit në kohën e rregullt përkundër rasteve shumë të mira. Por, atë që nuk e bënë në kohën e rregullt e bëri Eder në vazhdime në minutën e 109. /Insajderi.com