Portugalia shkruan historinë – si e komentuan mediat botërore dështimin e “gjelave”?

Portugalia shkruan historinë – si e komentuan mediat botërore dështimin e “gjelave”?

Portugalia fitoi për herë të parë në historinë e saj Kampionatin Europian të futbollit, duke mundur Francën në finale me një gol të Eder të shënuar në pjesën e dytë të kohës shtesë.

Mediat franceze pasqyrojnë në titujt e tyre zhgënjimin e Francës në minutat e fundit të lojës, ndërsa mediat e tjera i bëjnë jehonë suksesit të Portugalisë me fitimin e titullit të parë.

L’Equipe –Për të qarë

Le Parisen – Portugalia fiton trofeun e saj të parë

Le Figaro – Portugalia prish ëndrrën e bluve

France Football – Një zhgënjim i tmerrshëm

O’Jogo – Portugalia është Kampione e Europës

Marca – në Emër të Kristianos. Një gol i Eder në minutën e 109 bën kampione Portugalinë pavarësisht dëtmimti të yllit të saj.

La Gazzetta Dello Sport – Portugali, Europiani është i yti! Eder ndëshkon Francën. CR7, nga drama në triumf.

AS- Marcanazo në Saint Denis.