Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:00, në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Gjurgjovik të Klinës.
Kushtet atmosferike kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi i veturave.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet një veturë që është rrokullisur.
Sipas fotografive, gjithashtu shihen persona të shtrirë në tokë.
Express ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por ajo nuk ishte e qasshme.