Fillimisht u mendua për një dëmtim të rëndë, por mesa duket për gjurin e Cristiano Ronaldos nuk ka asgjë serioze.
Sulmuesi potugez që festoi gjatë trofeun e parë për Kombëtaren e tij, duhet të bëjë rreth një muaj pushim dhe më pas mund të rikthehet në fushën e lojës.
Ronaldo e braktisi finalen gjatë pjesës së parë por kjo nuk e pengoi të karikonte ekipin gjatë gjithë takimit, duke rrezikuar madje një dëmtim edhe më të rëndë.
Menjëherë pas festës në Paris, numri 7 iu nënshtrua analizave më të detajuara dhe sipas informacioneve, ai ka pësuar një dëmtim të gradës së parë në pjesën e brendshme të ligamentit të gjurit të majtë. /Insajderi.com