Ministri Hasani: Anëtarë të kryesisë braktisën PDK-në, iu bashkuan NISMA-s

Ministri Hasani: Anëtarë të kryesisë braktisën PDK-në, iu bashkuan NISMA-s

Anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, të hënën e kanë braktisur këtë parti për të iu bashkuar NISMA-s Socialdemokrate.

Të aderuarit  nga PDK në NISMA janë: Gazmend Arifi, anëtari i kryesisë së PDK-së në Gjilan dhe kryetar i nëndegës së kësaj partie në lagjen “Dardania” dhe dy anëtarët e kryesive të nëndegëve Përparim Poroshtica dhe Naim Abdyli.  Po ashtu në NISMA ka aderuar edhe mësimdhënësin Ilir Sejdiu.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i degës së NISMA në Gjilan, Bajram Hasani njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës.

Hasani ka thënë kjo parti po rritet çdo ditë e më shumë.

Ky është postimi i plotë i Hasanit:

Familjes sonë të madhe socialdemokrate iu  bashkuan sot edhe disa anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

E braktisën PDK-në dhe erdhën tek ne Gazmend Arifi, anëtari i kryesisë së PDK-së në Gjilan dhe kryetar i nëndegës së kësaj partie në lagjen “Dardania”.

NISMA’s Socialdemokrate në Gjilan ju bashkuan edhe Përparim Poroshtica dhe Naim Abdyli, anëtarë të kryesisë së nëndegëve të PDK-së.

Kemi nderin që në NISMA të mirëpresim edhe intelektualin dhe mësimdhënësin Ilir Sejdiu.

NISMA po rritet. Vazhdojmë!