Profil | Kush është Rexhep Taip Erdogan që rimori fronin e Turqisë

Profil | Kush është Rexhep Taip Erdogan që rimori fronin e Turqisë

Rexhep Taip Erdogan ka lindur më 26 shkurt të vitit 1954. Ai është Presidenti i 13 i Turqisë me fitoren e sotme.  Erdogan është kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit.

Erdogani ishte futbollist gjysmë-profesionist dhe ka luajtur për Klubin Sportiv “Kasımpaşa”, në vitet 1969–1982.

Pas Grushtetit më 12 Shtator 1981, Erdogani u bë pjesë e Partisë Refah.

Në vitin 1994 Erdogani ishte kandidat për Kryetar Komune të Stambollit, ku në këto zgjedhje, u zgjodh Kryetar Komune të Stambollit.

Gjatë kohës së qeverisjes së tij si Kryetar Komune të Stambollit, ai luftoi për asgjësimin e kontrabandave në Stamboll.

Në vitin 1998, ai u shkarkua nga detyra dhe u dënua me 10 muaj burgim, pasi ai recitoi një poemë fetare në Sirt.

Duke braktisur politikën e hapur islame, Erdogani në vitin 2001 themeloi Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit, me të cilën arriti që në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura pothuajse pas një viti, të fitoj afro dy të tretat e vendeve në parlamentin turk.

Ndërsa gjatë viteve 2003 -2014 ka shërbyer si kryeministër i Turqisë.

Me të ardhur në pushtet, Erdogan ka shprehur haptas Politikën e Turqisë për Bashkimin Evropian. Ka nënshkruar disa marrëveshje me Bashkimin Evropian, dhe ka bëre ndryshime ligjore në favor të bashkëjetesës sociale dhe kulturave. Insistimet e Turqisë për të anëtarësuar në BE, bëri një përshtypje të re që Turqia u orientua kah Perëndimi.

Marrëdhëniet e Qeverisë së Erdoganit me Izraelin ishin të tensionuara, mbasi Izraeli vazhdonte një politikë kundër Palestinezëve. Në Panelin e Davosit të mbajtur në vitin 2009, Shimon Peres, President

Izraelit duke u drejtuar Erdoganit tha “Çfarë do të bënit ju, në qoftë se çdo natë ne Stamboll do të bëhej sulm me raketa”.