
Një person nga qyteti i Ferizajt ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke kërcyer nga kulmi i shtëpisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 21:55, raporton Insajderi.
“Falë reagimit të policisë viktima ka zbritur nga kulmi i shtëpisë, ku i është ofruar tretmani mjekësor duke qëndruar më pas në shtëpinë e tij”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com