“Mos shaj se të ngrehi zhag” – kërcënimi i Lladrovcit ndaj asamblistit të Nismës

“Mos shaj se të ngrehi zhag” – kërcënimi i Lladrovcit ndaj asamblistit të Nismës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është përfshirë përsëri në një debat të nxehtë në një nga mbledhjet e Asamblesë Komunale në Drenas.

Kësaj radhe ky debat i nxehtë ka ardhur mes Lladrovcit dhe asamblistit të Nismës, Vehbi Berisha.

Në video Lladrovci dëgjohet t’i thotë Berishës “mos më shaj se përndryshe të ngrehi zhag”.

Berisha në anën tjetër i thotë Lladrovcit se “ti mund ta ngrehësh zhag vetëm vetën dhe askënd tjetër”, raporton Klan Kosova

Debati mes tyre kishte filluar për një projekt të rregullimit të shtratit të lumit “Drenica”, për të cilin kishte pakënaqësi Berisha.

Dëgjojeni shkëmbimin e plotë i fjalëve në mes të Lladrovcit e Berishës.