![“Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë qenë në armiqësi me Adem Jasharin”](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/06/asd-21-730x440.jpg)
Ish kryetari i Kuvendit, tani kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka folur për raportet që kanë pasur Thaçi e Veseli me komandantin e UÇK-së Adem Jasharin.
Krasniqi ka thënë se Thaçi me Veselin kanë qenë në armiqësi me Adem Jasharin. Ai ka shtuar se raportet e tyre me Jasharët i ka balancuar ai vetë.
Ai ka thënë se presidenti Thaçi, e kryeparlamentari, Veseli, as sot nuk mund të shkojnë në familjen e Jasharëve.
“Hashim Thaci dhe Kadri Veseli kanë qenë në armiqësi me Adem Jasharin, raportet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit pas luftës edhe gjatë luftës unë i kam balancuar. Përndryshe ata as atëherë nuk do t’i kishin pranuar në familje. Ata sot nuk mujnë me shku”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka folur edhe për komunën e Drenasit, kryetar i së cilës është, Ramiz Lladrovci.
Krasniqi ka thën se një njeri që zgjidhet kryetar i komunës ai duhet t’i thirr të gjitha partitë politike në bashkëpunim dhe jo kështu.
“Një njeri që zgjidhet kryetar i komunës ai duhet t’i thirr të gjitha partitë politike në bashkëpunim dhe jo kështu. Kjo tregon se kujt kanë dhënë votën qytetarët e Drenasit, nëse vërtetë ja kanë dhënë ata. Dhe ata duhet ta mbajnë përgjegjësinë edhe për vitet”, ka thënë Krasniqi.