Kerry injoroi presidentin Nishani

Kerry injoroi presidentin Nishani

Laspi.al raporton se vetëm 4 minuta ka zgjatur takimi mes sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry dhe presidentit Bujar Nishani.

Kreu i shtetit e priti sekretarin Kerry në Rinas dhe takimi u zhvillua mbi tapetin e kuq, poshtë shkallëve të avionit.

Më pas, sekretari Kerry u nis me nxitim drejt kryeministrisë, siç e parashikon protokolli i vizitës së tij. Ai do të mbajë një deklaratë për shtyp me kryeministrin Rama dhe më pas do të takohet në hotel Rogner me kryetarin e PD, Basha.