Kuvendi i Kosovës, mblidhet njëherë në javë, por deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e gjen ditën kur mbahen seancat, që të shkojë në në të pame tek personat që u kanë vdekur të afërmit.
Musliu, në seancën e sotme, u arsyetua se për një kohë nuk ka marrë pjesë në seancë, për shkak se tha ka qenë në të pame.
Edhepse i merr 2 mijë euro si deputete e Kuvendit, Musliu për këtë mungesën në seancë u ‘arsyetua’ se ka qenë në të pame tek një familje, dhe sipas saj është më e rëndësishme për tu qëndruar afër personave që u kanë humbur të afërmit, sesa të kryejë punën e saj, të cilën ia ka caktuar qytetari.
“Unë në kohën sap o flitej për ligjin, isha në të pame. U vonova disa minuta, por më e rëndësishme me shku në pamje, se me dëgju demagogji këtu të juaja”, ka thënë deputetja Ganimete Musliu.