![Është rritur çmimi i naftës në Kosovë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/05/naft-700x440.jpg)
Derivatet e naftë gjatë muajit qershor u rritën dukshëm në Kosovë.
Edhe të dhënat zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë konfirmuar se nafta në Kosovë ka shënuar rritje të madhe.
Nëse në majin maj, 1 litër naftë ka kushtuar 1.10 euro, në muajin qershor çmimi është ngritur në 1.15 euro. Ngritje ka shënuar edhe benzina, nga 1.11 në 1.16.
Sipas të dhënave të ASK-së, shihet se çmimi është rritur dukshëm edhe në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, pasi që në qershor të vitit 2017, 1 litër naftë ka kushtuar 1.1 euro, ndërsa benzina 1.05 euro, shkruan lajmi.net.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin qershor të vitit 2018.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.1% në muajin qershor 2018, krahasuar me muajin maj 2018.
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/222-3_1531327894-5856926.jpg)