Formohet Ekipi negociator pa opozitën

Formohet Ekipi negociator pa opozitën

Një ekip negociator, pjesë e të cilit nuk është opozita, do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e dytë të fazës përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Ky takimi pritet të realizohet brenda pak ditësh.

Në Presidencë kanë konfirmuar të mërkurën se ekipi është konstituuar tashmë, meqë në takim do të shkohet para se të fillojë periudha e pushimeve verore për institucionet e Bashkimit Evropian, por edhe për ato të Kosovës.

“Republika e Kosovës e ka Ekipin negociator plotësisht funksional, i cili udhëhiqet nga presidenti”, ka thënë për Kohën Ditore Bekim Çollaku – këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

“Ekipi negociator përbëhet nga bartësit e institucioneve shtetërore, pra presidenti, kryeparlamentari, kryeministri dhe liderët e partive politike parlamentare që janë pjesë e koalicionit qeverisës”, ka thënë më tej këshilltari Çollaku.