A ka kush e ndal këtë çmenduri?

A ka kush e ndal këtë çmenduri?

Djegia e gomave dhe mbeturinave të ndryshme është një zakon i keq që shihet gjithandej në vendin tonë. Djegia e materialeve me përbërje kimike është i rrezikshëm për shëndetin. Gazrat që lirohen në këtë rast janë kancerogjene.

Një rast i tillë është regjistruar në periferi të kryeytetit. “Sot në ora 7 e 10 minuta në Gazimestan shihet kjo ndotje e ambientit. Tymi ka përfshi gati krejt qytetin e Prishtinës”, ka shkruar një lexues i gazetës Insajderi, i cili ka dërguar edhe një video.

Nga ana e tyre, inspektorët e Komunës dhe ata të Ministrisë së Mjedisit nuk po ndërmarrin asnjë masë për ndalimin e këtyre veprimeve të shëmtuara që po i japin një imazh të keq shtetit të Kosovës.

Videon mund ta gjeni KETU