Policia e ‘lëshon dorën’ me gjobat në trafik

Policia e ‘lëshon dorën’ me gjobat në trafik

Policia e Kosovës ka qenë mjaftë e rrepte gjatë ditës së djeshme sa i takon shqiptimit të gjobave në trafik. Vetëm gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 454 tiketa trafiku, raporton Insajderi.

Ndërkohë që 53 aksidente kanë ndodhur gjatë gjithë ditës në tërë territorin e Kosovës. Nga këto aksidente 18 prej tyre kanë qenë me të lënduar.

Policia e Kosovës edhe gjatë ditës së mërkurë ka shqiptuar përafërsisht numër të njëjtë të gjobave në trafik. Policia ka shqiptuar 1 mijë e 426 gjoba.

Ndërkohë që të hënën Policia e Kosovës kishte shqiptuar 1 mijë e 198 tiketa në trafik, aq sa zakonisht raportohen në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Insajderi.com