![Tre të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit në Tetovë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/07/fss-3.jpg)
Tre persona nga Tetova me plagë nga armë zjarri janë transportuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Plagët janë marrë pas një shkëmbimi zjarri që ka ndodhur në Tetovë, ku dy nga të lënduarit kanë marrë plagë në pjesën e barkut, kurse i treti ka marrë plagë në kokë dhe aktualisht është i shtruar në Qendrën e Komës në Klinikën e Neurokirurgjisë në Shkup, përcjell ksp.
Dy të parët janë operuar dhe janë në gjendje stabile. Pritet dalja zyrtare e MPB-së lidhur me këtë incident.